FFK me 6 prill do të zgjedhë kryetarin e ri

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të FFK-së të mbahet me 6 prill.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.” thuhet në njoftim për media nga FFK-ja.

Për të parin e FFK-së, deri më tani kanë prezentuar kandidaturat 4 persona: Agim Ademi, Arianit Ahmeti, Nexhat Dumnica dhe Remzi Ejupi.