Ragmi Mustafi dhe Ardita Sinani. Foto: Ragmi Mustafi/Facebook

Ardita Sinani kandidate për kryetare të Preshevës, Ragmi Mustafi për kryetar të Bujanocit

Partia për Veprim Demokratik ka prezantuar sot kandidatët për zgjedhjet lokale të caktuara për më 02.06.2024.

Kështu ka njoftuar Shaip Kamberi nga kjo parti, i cili ka thënë se Ardita Sinani do të jetë kandidate për të parën e Preshevës, e Ragmi Mustafi për komunën e Bujanocit.

Kamberi tha për Sinanin se është një figurë e njohur për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

E për Mustafin tha se është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune.