Arben Vitia: Jam duke e menduar dorëheqjen

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e sotme për media ku foli për rastin e djeshëm të vdekjes së 26 vjeçarit në qendrën e studentëve që është shndërruar në karantinë, deklaroi se është duke e menduar dorëheqjen nga posti i ministrit.

“Sa i përket përgjegjësisë time, si Arben Vitia, qysh mbramë kur kam dëgjuar për rastin, kam menduar për dorëheqje. Edhe në momentin që po flas tash, si Arben Vitia jam duke e menduar një gjë të tillë. Mirëpo po flas si Ministër i Shëndetësisë, i cili ka një përgjegjësi shumë dimensionale në këtë drejtim, e një nga përgjegjësitë kryesore të mia tani do të jenë zbardhja e plotë e të gjitha rrethanave që ka ndodhur në këtë rast”, tha ministri Vitia në konferencë për media.

Të dielën në mbrëmje një 26 vjeçar që ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte karantiuar në konviktet e qendrës së studentëve ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara.

Personi që vdiq te konviktet është një 26-vjeçar nga Gjilani