Mbledhja e Keshillit Drejtues, Foto: KALLXO.com

Anulohet protesta e SBAShK-ut për Ligjin për Paga

Sindikata e Bashkuara e Arsimit Shkencës dhe Kulturës sot ka marrë vendim që ta anulojë protestën që e kishte paralajmëruar ta mbajnë më 4-dhjetor për të kërkuar Ligjin për Paga.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj.

“Jo, protestë me 4-dhejtor nuk do të ketë. Por jemi të kujdesshëm që mos të ketë tejkalim të afateve që na janë premtuar nga Qeveria për përgatitjen e Ligjit për Paga”, tha ai.

Ditë më parë, SBAShK pas një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte bërë të ditur se do ta rikonsiderojnë vendimin e tyre për protestë, që ishte planifikuar të mbahet më 4 dhjetor 2021.

SBAShK më 12 nëntor kishte paralajmëruar grevë më 4 dhjetor nëse Qeveria e Kosovës nuk i fton në takim përfaqësues të arsimit për të diskutuar.

Kërkesa e tyre ishte që të merret një vendim për Ligjin e Pagave dhe për zbatimin e kontratës kolektive.

SBAShK pas takimit me Sveçlën dhe Nagavcin: Do ta diskutojmë grevën e 4 dhjetorit