
Antoni Quni kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit
Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga dega e LDK-së në Prizren.
“Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit”, thuhet në një postim në Facebook.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe rreth përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.
Prizreni aktualisht udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i LVV-së.
Ndërsa, Shaqir Totaj është kandidati i PDK-së për të parin e Prizrenit.