Anton Quni i del në mbrojtje kryeprokurorit Isufaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka dalë në mbrojtje të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt dhe ka kërkuar nga qytetarët që ta respektojnë atë.

Quni këto deklarata i ka thënë pasi kohëve të fundit Isufaj ishte shënjestër e sulmeve të pushtetit.

“Me përgjegjësi e them se e njoh mirë, më mirë se të gjithë ju që jeni këtu prezent. E njoh që nga kohërat shumë të vështira, jam dëshmitar se si Blerimi me uniformë të UÇK-së i doli zot atdheut, i disiplinuar i motivuar dhe i përgatitur. Ishte shembull i mirë për të gjithë bashkëluftëtarët. Si fitimtarë dhe faqebardhë iu rikthyer familjes”- ka deklaruar Quni.

“Ai vazhdoi një luftë tjetër, luftën kundër kriminelëve po aq të rrezikshme për jetën e tij në mbrojtje të rendit dhe ligjit. Përkundër asaj që Blerimi nuk parapëlqehet dhe sulmohet nga autoritetet shtetërore ju vazhdoni ta respektoni. Për njerëz të tillë ka nevojë Kosova”- shtoi ai.

KPK i reagon kryeministrit Kurti

KPK reagon për deklaratat e deputetëve të LVV-së