KPK reagon për deklaratat e deputetëve të LVV-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë folur për Kryeprokurorin të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj.

“KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur gjuhë denigruese kundër personalitetit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, z.Blerim Isufaj”- thuhet në reagimin e KPK-së.

Tutje thuhet se “Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit”.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë reaguar pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin.

Deputeti, Adnan Rrustremi nga LVV e ka quajtur të porositur arrestimin e Nagip Krasniqit.

“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”- ka shkruar ai.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë, Nagip Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; ushtrimi i ndikimit, dhe konflikti i interesit.

Lidhjet e dikurshme me LVV-në të kryeshefit të KEK-ut, i cili u arrestua sot