Foto:Olivier Guerot, Twitter

Ambasadori francez për vendimin për heqjen e letrave ngjitëse nga targat: Mënyrë e mirë për të nisur vitin

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin Kosovës dhe Serbisë për heqjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter), ambasadori Guerot ka shkruar se vendimet për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e automjeteve janë lehtësim për qytetarët e dy vendeve.

“Nuk ka më nevojë për letra ngjitëse në targat e automjeteve kosovare dhe serbe. Mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke e bërë jetën më të lehtë për qytetarët e të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Një shembull i mirë për t’u ndjekur për zbatimin e marrëveshjeve të tjera”- ka shkruar ai.

Të enjten, Qeveria e Kosovës vendosi që të lejojë qarkullimin e veturave me targa të Serbisë pa letra ngjitëse në Kosovë.

Ky vendim vjen pak ditë pasi Serbia mori vendim për lejimin e qarkullimit të automjeteve me targa RKS në territorin e saj.