Boone tregon çka bisedoi me Lajçakun lidhur me dialogun Kosovë-Serbi
Sekretarja e franceze e Shtetit për Çështje Europiane, Laurence Boone, ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar të martën në Paris me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ajo tha se ka ritheksuar mbështetjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa ka mirëpritur njohjen reciproke të targave të automjeteve mes dy vendeve.
“E ngazëllyer që takova Mirosllav Lajçakun. Pata mundësinë që të ritheksoja mbështetjen tonë konstante për ndërmjetësimin europian për normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu përshëndeta progresin e fundit në lidhje me njohjen reciproke të targave të automjeteve”- tha Boone.
Ravie de recevoir @MiroslavLajcak : l’occasion de rappeler notre soutien constant à la médiation européenne pour normaliser les relations entre la Serbie et le Kosovo.
J’ai aussi salué les récents progrès sur la reconnaissance mutuelle des plaques d’immatriculation. https://t.co/xdu3mIdJtp
— Laurence Boone (@LaurenceBoone) January 10, 2024
Lajçaku gjatë kësaj vizite në Francë është takuar edhe me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonne.
Ai ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun Kosovë – Serbi dhe dhe punën e tij në këtë drejtim.