Ambasadori amerikan takon Abdixhikun me bashkëpunëtorë

Ambasador i Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të merkurën zhvilloi një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryesinë e kësaj partie.

LDK përmes një njoftimi për media njoftoi edhe për temat që u diskutuan.

“Me theks të veçantë, në këtë sesion u shtruan temat e proceseve integruese të Kosovës; dialogut të fascilituar nga BE; zhvillimin ekonomik e energjetik të Kosovës, qeverisjen e mirë, reformat në drejtësi si dhe partneritetin për mbrojtje e avancimin e FSK-së”, thuhet në njoftim.

“Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e saja në avancimin e agjendës euro-atlantike dhe marrjes së vendimeve me interes nacioanal për vendin. LDK do të kujdestarojë relacionet strategjike me ShBA-të në të gjitha etapat e ardhshme zhvillimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas njoftimit, Ambasadori Hovenier ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e administratës amerikane për të mbështetur Kosovën në sfera jetike të vendit.