Foto: Ambasada e SHBA në Kosovë, Facebook

Ambasadori amerikan përcjell urime për festën e Kurban Bajramit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të fesë islame.

“Përshëndetjet e mia më të përzemërta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën!” – ka shkruar Facebook, Ambasada amerikane në Prishtinë, duke e cituar Hovenierin.

Kjo festë e besimit islam u urua edhe nga krerët e shtetit e liderët politikë.

Myslimanët në tërë botën sot festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha të kalendarit islamik që përkon me ritet e fundit të pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite.