Ambasadori amerikan nderon policët kosovarë që humbën jetën gjatë detyrës

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka nderuar policët e Kosovës që kanë humbur jetën e tyre në krye të detyrës.

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur që Hovenier ka nderuar edhe të gjithë policët në botë të cilët janë plagosur dhe kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tuaj”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Twitter.