Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, Foto: Ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA-së në Ditën e Kushtetutës: Krenar që përkrahim Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.

Në një postim kushtuar 15-vjetorit të miratimit të Kushtetutës, ambasada e SHBA-së ka thënë se është krenare t’i përkrahë popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Urime Dita e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që përkrahim popullin dhe institucionet e Kosovës”- ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Facebook.

15 vjet më parë, Kosova u bë me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.

17 shkurti i vitit 2008 shënoi Kosovën në hartat politike të shteteve të pavarura ndërsa dy muaj më pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila më 15 qershor të po atij viti hyri në fuqi.