Ambasada e Gjermanisë dhe e Francës, e urojnë progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit

Ambasada e Gjermanisë dhe e Francës në Kosovë, kanë shprehur mbështetjen e vendeve të tyre ndaj Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Kjo mbështetje vjen pasi Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë ndaj Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Kosova është përmirësuar për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit.

“Vërtet lajm i mirë! Kosova bën përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit”, ka shkruar ai duke treguar se tani Kosova vendoset në vendin e 87-ë.

Sipas ambasadorit gjerman kjo është inkurajuese që Kosova po ecë në luftën serioze të korrupsionit.

“Vazhdo kështu! Kosova ka mbështetje të plotë Gjermanisë”, tha ai.

Edhe Ambasada e Francës në Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën në luftën kundër korrupsionit.

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në postim.