Paris. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga java e ardhshme Ambasada e Zvicrës rifillon me lëshimin e vizave për Francë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë nga 26 korriku do të rifillojë me lëshimin e vizave për qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nga data 26 korrik 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë do të rifillojë lëshimin e vizave për të interesuarit që dëshirojnë të udhëtojnë në Francë”, thuhet në njoftimin në Facebook.