Ambasada britanike mirëpret lehtësimet e kufizimeve lidhur me COVID-19

Përmes një postimi në Facebook Ambasada e Britanisë ka mirëpritur njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimet me faza të kufizimeve të COVID-19

“Ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve për të mbrojtur dhe informuar të gjitha komunitetet në Kosovë”, shkruhet tutje në njoftim.

Ndërsa për shtetasit britanikë në Kosovë, ambasada ka thënë se duhet të vazhdojnë të ndjekin këshillat e autoriteteve kosovare dhe të qëndrojnë të azhurnuar me këshillat e tyre të udhëtimit.