Ambasada Amerikane dhuron donacion me pajisje mbrojtëse për Ministrinë e Shëndetësisë

Maska kirurgjikale, FFP2 maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formave të ndryshme si dhe mbulesë për shtretër, ka dhuruar sot Ambasada Amerikane për Ministrinë e Shëndetësisë.

Donacioni është dorëzuar nga udhëheqësja e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Qavdarbasha, Majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane.

Ndihmat janë dhuruar për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në luftën kundër COVID-19, thuhet në njoftimin e MSh.

MSh ka falënderuar autoritete amerikane për këtë ndihmë dhe bashkëpunim.