Ilham Aliyev - Foto: REL/OfficialPublication

Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakut

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e ka ngritur lart flamurin kombëtar të shtetit të tij në kryeqytetin e rajonit të shkëputur të Nagorno-Karabakut, pas një operacion të shkurtër muajin e kaluar, që ka rezultuar me kthimin të kontrollit të Bakusë mbi këtë territor.

Presidenca e Azerbajxhanit ka thënë se Aliyev e ka mbajtur një fjalim, pas ngritjes së flamurit në qytetin Kankendi.

Kreyqyteti i Karabakut ka rënë në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i kanë mposhtur luftëtarët etnikë armenë muajin e kaluar, duke rezultuar me ikjen e 120.000 armenëve etnikë në Armeni.

Nagorno-Karabakh, është rajon malor në Kaukazin e Jugut.

Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Dy vendet kanë pasur pretendime për këtë rajon dhe kanë luftuar dy herë për të./REL.