Albulena Haxhiu - Foto: Kallxo.com

Albulena Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po pretendon se Gjykata Kushtetuese është duke penguar jetësimin e reformave nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të trajtoj kërkesat brenda dy muajve sipas ligjit, por e njëjta sipas Haxhiut po i vonon vendimet deri në një vit.

“Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave. Fakti që ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë se gjykata duhet t’i trajtojë kërkesat e Kuvendit për dy muaj dhe ne po presim një vit dhe kjo po që përbën problem”- tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu thekson se ende nuk ka aktgjykim të plotë për Ligjin pwr Vettingun apo për Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.

“Ende nuk kemi aktgjykimin e plotë për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Byroja për konfiskim të pasurisë nuk ka ende vendim që 10 muaj. Kam shpreh mendimet e mia se si po vepron gjykata, institucionet kanë përgjegjësi dhe kryesorja është të ju shërbejmë qytetarëve. Nuk duhet ta marrim dikën me të mirë të marrë një vendim të mirë”- tha mes tjerash ajo.