Albin Kurti publikon emrat e drejtuesve të rinj në KEK, Telekom dhe Infrakos
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë publik emrat e ushtruesve të detyrës së kryeshefit në KEK, Telekom dhe Infrakos.
“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”, ka shkruar Kurti.
Sipas Kurtit ky është hapi i parë për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike.
“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, tha ai.
Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës sot e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefi,
Ndërsa Bordi i përkohshëm i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Kosovës – Infrakosi” e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Agron Thaçi.
Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.
Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe…
Publiée par Albin Kurti sur Vendredi 24 avril 2020