Albin Kurti e Vjosa Osmani në pritjen e Hashim Thaçit për pavarësinë

Në ceremoninë e pritjes të organizuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 12 vjetorit të ditës së pavarësisë, ka ardhur kryeministri i vendit, Albin Kurti me kabinetin e tij qeverisës.

Në këtë organizim është parë edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministra të tjerë të LDK-së.

Gjithashtu po marrin pjesë edhe ambasadorë, kryetarë komunash.