Albin Kurti: Do ta vendosi në agjendë edhe vizitën në Mitrovicë Veriore

Kryeministri në Detyrë, Albin Kurti në një intervistë në RTV 21 ka treguar se do të vendos në agjendën e tij të punës edhe vizitat në komunat veriore.

“Po sigurisht e kam ndërmend të shkoj dhe do ta përgatis në agjendën time është të shkoj edhe në ato komuna. Ajo çfarë kam bërë deri më sot është që 10 komunat me shumicë serbe kanë biseduar me dhjetë kryetarët me telefon dhe asnjë prej tyre nuk e ka refuzuar bisedën me mua dhe asnjëhera dhe asnjëhera nga bizesadt nuk ka qenë e shkurtër dhe kemi folur vetëm për coronavirus. Tash ministri i Shëndetësisë dhe UD i MPB janë në kontakt me këta kryetar në një mbledhje të qeverisë kemi vendosur ta kemi grupin punues me katër ministra që do të kontaktoj me secilën komunë me masat specifike që i përshtatet komunave”, tha Kurti.

Ai shtoi se masat që do të ndërmerren nuk mund të jenë të njëjta për të gjitha komunat.

“Masat në Komunën e Malishevës nuk mund të jenë sikurse në Komunën e Prizrenit apo Klinës apo sikur në Komunën e Zveçanit apo komunat e veriut të Mitrovicës në këtë kuptim, komunikimin e kemi bashkëpunimin e kemi”, shtoi ai.

Madje Kurti foli edhe për strukturat serbe të cilat kanë shtrirje në komunat e Mitrovicës së Veriut.

“A ka struktura të Serbisë, ka, a jemi plotësisht në dijeni, nuk jemi. Por nuk do mend që në urën e Ibrit Serbia është më e aktive dhe më e pranishme me strukturat e saj që kanë ndikimin më të madh se gjetiu kjo është një situatë e trashëguar. Do të përpiqemi ta zgjidhim por që nuk bëhet dot menjëherë dhe nuk mund ta bëjmë tani. Kanë kaluar dy javë që na kanë rrëzuar si qeveri tani jemi në detyrë, besoj se nuk mund të pritet në këtë fushë rezultat më i shpejtë”, tha Kurti.