Aksioni i inspektoriatit në Gjilan, pas vendosjes së masave të reja për COVID-19

Inspektorët në Komunën e Gjilanit kanë filluar të dalin në terren në lidhje me masat e reja të ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Inspektorët sanitarë kanë dalë fillimisht që të bëjnë paralajmërimin se gastronomia dhe marketet e mëdha apo qendrat tregtare nuk u lejohet të punojnë nga ora 20:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës.

Përveç inspektorëve sanitar në asistim janë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit, si dhe Policia e Kosovës ashtu siç është kërkuar nga ana e Ministrisë së Shëndetëeizë që të asistojnë inspektoratin në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës. Inspektorët sanitar janë duke inspektuar fillimisht qendrat tregtare të cilat gjenden në Komunën e Gjilanit për të vazhduar më pas në lokalet e gastronomisë.

 

 

 

Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes janë future në karantinë për dy ditë, të shtunën dhe të dielën, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se në rast se do të rritet numri i rasteve edhe nëpër komuna të tjera do të merren masa.