Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Zemaj: Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet

Qeveria e Kosovës sot ka ndaluar veprimtarit e disa bizneseve e gastronomive në vend, të cilat vlejnë vetëm për fundjavë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar në lidhje me këto vendime, sipas tij masat e vendosura nuk e bllokojnë shtetin por i kontrollojnë lëvizjet.

Shtatë komuna në Kosovë janë future sot në karantinë për dy ditë, vikendeve, por Zemaj ka shkruar se komunat të cilat kanë rritje të rasteve dhe hynë në ‘zonën e kuqe’ do të merren masat e njejta.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna si: Prishtina, Fushë Kosova,  Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen.

Çdo komunë tjetër që hynë  në  zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të  ketë  masë  të njëjtë!

Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet  të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës