Ilustrim

Aksione të Policisë, arrestohen të kërkuar nga gjykata dhe disa të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat dhe disa autorë të veprave penale.

Në Obiliq është arrestuar një person të kërkuar, i cili dëri më sot ishte në arrati.

Sipas njoftimit i dyshuari kërkohej nga Gjykata e Prishtinës që kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale – sulm sesual.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar ne vuajtje të dënimit.

Në një operacion tjetër, Policia ka arrestuar një të dyshuar për të cilin ekzistonte urdhëresa e Gjykatës së Prishtinës për vuajtjen e dënimit prej 20 ditësh.

Siç njofton Policia, pas arrestimit e ka paraqitur të dyshuarin para gjykatës kompetente për t’u proceduar më tej.

Arrestime tjera po ashtu me urdhëresë nga gjykata janë kryer nga tri stacionet e kryeqendrës.

Sipas Policisë janë arrestuar tre persona dhe më pas janë paraqitur para gjykatës kompetente për t’u proceduar më tej në përmbushje të dënimit.

Tutje, forcat e rendit bëjnë të ditur se kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.