Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksidentohet një veturë e Policisë në rrugën “Bill Klinton” 

Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në orët e hershme të mëngjesit sot. 

Dy zyrtarë policorë dhe dy persona të tjerë që ishin në vetura kanë pësuar lëndime trupore. 

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti. 

“Sot (13.02.2024) rreth orës 03:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë)”- tha Ahmeti për KALLXO.com. 

Policët dhe qytetarët janë dërguar për tretman mjekësorë. Rasti po trajtohet nga njësiti i trafikut rrugor.