Aksidenti në Prishtinë, Policia: 4 këmbësorë u goditën nga një veturë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër këmbësorë janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth një orë më parë.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” përball Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Për  pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.