(Ilustrim) Foto: Kallxo.com

Aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan, shtatë të lënduar 

7 persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, në afërsi të pendës së liqenit të Badocit. 

Sipas Policisë,  në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit janë  dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.  

Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.