Shirit i Policisë - Foto: REL

Aksident në Gjakovë, motoçiklisti godet gypat e metaltë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Fierzë të komunës së Gjakovës.

Policia njofton se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një person.

Personi ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij dhe nga pakujdesia ka hasur në disa gypa të
metaltë.

I njëjti është duke u trajtuar në QKUK.