Aksident me të lënduar afër Vushtrrisë (FOTO)

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur para pak minutash afër Vushtrrisë.

Sipas një qytetari, aksidenti ka ndodhur në Nadakovc, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Qytetari ka thënë se në aksident janë të përfshira 3 automjete.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore është edhe autoambulanca.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari nga vendi i ngjarjes.