Aksident i rëndë në fshatin Landovicë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku një veturë dhe një kamion janë ndeshur me njëri tjetrin.

Një qytetar ka dërguar pamje të aksidentit.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj edhe me Policinë e Kosovës në rajonin e Prizrenit, por zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Muajin e fundit janë shpejtuar aksidentet rrugore në Kosovë.