AKP. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AKP nxjerr në shitje toka e lokale (LISTA)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.56.

AKP ka njoftuar se lista për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.

“Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ofertat e mbyllura për asetet që janë në shitje duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë më 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Kjo është lista e plotë e pronave që AKP i nxori në shitje:

Njësia nr.1 – Peko Lokali në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 76.66m² bazuar në kontratën e shit-blerjes, ndërsa sipas matjeve në terren paraqitet me sipërfaqja prej 64m² si dhe hapësira në podrum me sipërfaqe prej 21.2m² në të cilën ka qasje prej lokali nëpërmes shkallëve.  Lokali gjendet në rrugën  “Kral Petar I”, p.n. në përdhesën e një objekti banesor-afarist në Mitrovicën Veriore. Lokali  është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Asetet në Kosovë të Ndërmarrjes Peko; NSH Peko në Mitrovicë -Fi-3919/92

Njësia nr.2 – Drenica Lokali afarist nr. 2 në Gllogoc – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas listës së aseteve të NSH-së, ndërsa 70.70m² sipas matjeve në terren,  i cili është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin “Fehmi Lladrovci” në qendër të Gllogocit. Toka nuk është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: AIK “Agrokosova”; OPBQ “Drenica”; “Ferma e Brojlerëve”; NShBQ “Drenica” (Fi-714/89); Holding “Yuko”; DD PO Zitiste (Fi-4340/93); “Yuko-Drenica” DD sa PO Glogovac (Fi-3481/94, Fi-1722/96); UNMIK Reg.nr. 80151721

Njësia nr.3 – Parcelat 1-1 dhe 1-29 ZK Dranashiq – tokë me sipërfaqe 88839m² (8ha 88ari 39m²) me kulturë mal I klasës  4 dhe bujqësore klasës 6 në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.4 – Parcela nr.56-11 ZK Dranashiq – tokë me sipërfaqe 27264m² (2ha 72ari 64m²),  kultura mal, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.5 – Parcelat nr.7-1, 7-34, 7-52 ZK Kosh – tokë me sipërfaqe 83000m² (8ha 30ari 00m²), kultura mal, në ZK Kosh, komuna Istog. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.6 – Parcela nr.331-2, 331-26 ZK Shtupel – tokë me sipërfaqe 19002m² (1ha 90ari 02m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.7 – Parcela nr.543-1 ZK Shtupel – tokë me sipërfaqe 32979m² (3ha 29ari 79m²), kultura mal, në ZK Shtupel, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.8 – Parcela nr.22-0 ZK Siqevë – tokë me sipërfaqe 23283m² (2ha 32ari 83m²), kultura mal,  në ZK Siqevë, komuna Klinë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë (Fi. 256/90)

Njësia nr.9 – Bankkos Lokali në Lipjan – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70m². Aseti gjendet në kuadër të një objekti banesor në  Sheshin “Adem Jashari“ në Lipjan. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore  Fi -435/86

Njësia nr.10 – Asetet e Gurëthyesit në Gadime – Kjo shitje ofron  zyrat në objektin përdhesë me sipërfaqe totale prej 98.12m², objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m²  si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve  (Fi-751/89)

Njësia nr.11 – NSH Sharrprodhimi – Shitorja në fshatin Baçkë në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 – ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.12 – NSH Sharrprodhimi – Shitorja në fshatin Kuk në Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 – ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.13 – NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr.1 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 101m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 – ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.14 – NSH Sharrprodhimi Lokali afarist Nr. 2 te Tregu në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet afër Tregut në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 779-0 – ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.15 – NSH Sharrprodhimi – Lokali afarist Nr.5 në Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 41m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), i cili gjendet në Dragash e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 872-0 – ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ “Sarproizvodi” Fi 302/89 (1989); DD “Sarproizvodi” (1993)

Njësia nr.16 – NSH Liria – Lokali afarist i përkohshëm në Rr. Remzi Ademaj – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 87m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën P-71813068-02333-0 – ZK Prizren   e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje.
Lokali, i cili aktualisht është i ndarë ne dy lokale,  është  i dhënë me qira palëve të treta. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Liria” – Prizren Fi-330/89; FI-6963/92.

Njësia nr.17 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.1 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm (baraka) që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 68m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën 4771-0 dhe 4787-3 – ZK Prizren, e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje. Lokali aktualisht është i dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Prizren-Promet” Prizren – Fi 442/89 (28/12/1989); – DTP “Prima” Prizren, Fi 6264/92 (09/12/1992)

Njësia nr.18 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.2 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm (baraka) që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 38m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën 4771-0 dhe 4787-3 – ZK Prizren, e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje. Lokali aktualisht është i dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Prizren-Promet” Prizren – Fi 442/89 (28/12/1989); – DTP “Prima” Prizren, Fi 6264/92 (09/12/1992)

Njësia nr.19 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.3 në rr.Nexhat Matranci p.n. Prizren – ofron për shitje vetëm objektin me karakter të përkohshëm (Baraka) që ndodhet në ZK Prizren, Komuna e Prizrenit me sipërfaqe të përgjithshme prej 80m² me etazhitet përdhesë (P+0) i vendosur në parcelën 4560-0 – ZK Prizren, e cila evidentohet në emër të KK Prizren. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitjeje. Lokali aktualisht është i dhënë me qira palës së tretë. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Prizren-Promet” Prizren – Fi 442/89 (28/12/1989); DTP “Prima” Prizren, Fi 6264/92 (09/12/1992)