AKI- Ilustrim

AKI deklarohet pas arrestimit të tashmë ish-zyrtarit të saj

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka konfirmuar arrestimin e ish-punonjësit të këtij institucioni.

Në një njoftim për media, AKI ka thënë se ka kryer procedurat e nevojshme në lidhje e rastin dhe ka njoftuar edhe Prokurorinë.

Sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është arrestuar një person me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së nën dyshimet se zbuloi informacion të klasifikuar.

“AKI, në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent”, thuhet në njoftim.

“Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

Ish-zyrtari i institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend, sipas Prokurorisë dyshohet për disa vepra.

K. po dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka kryer veprat penale si keqpërodrim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim i informacionit të klasifikuar, fotografime dhe incizime të paautorizuara.

Arrestohet zyrtari i AKI-së, dyshohet për zbulim të informacioneve të klasifikuara

www.kallxo.com