Prapa grilave - Ilustrim
Arrestohet zyrtari i AKI-së, dyshohet për zbulim të informacioneve të klasifikuara
Prokuroria e Prishtinës, ka njoftuar se zyrtarin e AKI-së M. K. e ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve.
M. K. është ndaluar për shkak se i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
M. K. po dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka kryer veprat penale si keqpërodrim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim i informacionit të klasifikuar, fotografime dhe incizime të paautorizuara.
Sipas njoftimit punonjësi i AKI-së është arrestuar sot si rezultat i bashkëpunimit të Prokuorirsë së Prishtinës me AKI-në dhe Policinë e Kosovës.
“Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M. K., ish-punonjës i AKI-s”, thuhet në njoftim
Tutje sipas njoftimit yhuhet se dyshimi i bazuar se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.