Ilustrim

AK-47 me të cilën dyshohet se shtiu në drejtim të një veture e gjuan në mbeturina

Një AK-47 është gjetur në shportën e mbeturinave në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinës ku dyshohet se një person ka shtënë me armën në fjalë në drejtim të një veture.

Arma e përdorur në këtë rast, sipas Policisë së Kosovës në shportën e mbeturinave është gjuajtur nga personi që dyshohet se ka rrezikuar jetën e tre personave që gjendeshin në veturën mbi të cilën u shtie.

I dyshuari i rastit është njoftuar se është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përderisa përpos AK-47 zyrtarët policor kanë konfiskuar edhe 27-fishekë.

Policia ka thënë se vetura e dëmtuar në rast është sekuestruar për ekzaminim, përderisa e njëjta ka thënë se informatat janë pranuar nga tri viktimat që u paraqiten në stacion policor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:20, përderisa në njoftim të Policisë së Kosovës është thënë se prokurori ka iniciuar dy raste në drejtim të të dyshuarit, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.