Ilustrim; Fotografi:KALLXO.com

Ajër i pastër në Kosovë

Sot cilësia e ajrit është e ndryshueshme, me ajër të pastër dhe mesatar dhe të mirë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas matësve të ajrit, ajër me cilësi të pastër ka në qytetet Prizren, Prishtinë, Han të Elezit, Pejë, Mitrovicë, fshatin Pala të Obiliqit dhe në Drenas. Ndërsa në fshatin Dardhishtë të Obiliqit ajri i përket cilësisë së mirë.

Ajër me cilësi mesatare ka shfaqur matësi mobil, i cili është i vendosur në dalje të kryeqytetit, në afërsi të zonës industriale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.