Agron Demi shtjellon lëmshin institucional

Analisti politik, Agron Demi, ka thënë se krejt situata e krijuar politike në kohë pandemie, është për shkak të LDK-së, e cila kishte mospajtime rreth tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe Bosnje Hercegovinës.

Ai, duke komentuar seancën e jashtëzakonshme të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila dështoi, tha se qeveria e shkarkuar nuk mund t’i drejtu Kuvendit.

Ndërsa, njëjtë, ai tha as Kuvendi nuk mund të kërkoj llogari ndaj një qeverie të cilës ia ka marr besimin.

Krejt kjo situatë, sipas Demit, është krijuar nga LDK pas qëndrimeve ndaj taskës 100%.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Qeveria e shkarkuar nuk mundet me ju drejtu Kuvendit që e ka shkarku. E Kuvendi nuk mundet me i dhanë detyra Qeverisë së shkarkuar.

Grupet parlamentare nuk janë të gatshme me aprovu pakon e masave ekonomike të Qeverisë në detyrë, por as nuk munden me propozu një pako të re e me ja inponu Qeverisë të cilës ja kanë marrë besimin.

Për opozitën, qeveria në detyrë nuk ka marr masa të mjaftueshme për me luftu pandeminë. Por kur Qeveria merr masa që kufizojnë lëvizjen, sipas partive opozitare ajo nuk ka kompetenca për me ba diçka të tillë.

Qeveria në detyrë ban shkelje Kushtetuese nëse kufizon lëvizjen pa ligj të Kuvendit, e Kuvendi nuk është i gatshëm me aprovu ligj të ri.

Për qeveri të re, Presidenti nuk mundet me anashkalu fituesin e zgjedhjeve, e shpallja e zgjedhjeve të reja nuk mundet me u ba për shkak të pandemisë.

E krejt ky lëmsh është kriju për shkak se LDK ka pas mospajtime për tarifën 100% e negociatat me Serbinë, tema që asnjë shteti nuk i interesojnë fare ngase kanë punë më urgjente për momentin.