Momenti kur gazetarët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq, 16.06.2023

AGK: Viti 2023 me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka thënë se viti 2023 ka qenë viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e mediave, që janë raportuar në AGK.

Përmes një komunikate, AGK ka thënë se gazetarët dhe kameramanët si asnjëherë më parë kanë rrezikuar sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Kosovës.

“Andaj, ju jemi mirënjohës që misionin për informimin e qytetarëve, e bëtë në kushte tejet të rënduara, pa mjetet e nevojshme të punës, dhe e pa u frikësuar. Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publik” – thuhet ndër të tjera në komunikatën e AGK-së.