AGK reagon ndaj kërcënimit të drejtorit të Kulturës së Skenderajt ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj

Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit të drejtorit të Kulturës në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj.

Në reagim thuhet se AGK-ja e ka pranuar me shqetësim informatën për kërcënim ndaj gazetarit Gecaj dhe e ka ftuar Shalën të distancohet nga kërcënimi.

“AGK e fton drejtorin Shala të distancohet nga kjo qasje e patolerueshme dhe në rast se ka pretendime ndaj shkrimeve të realizuara nga Gecaj, t’i ndjek rrugët ligjore dhe asesi të mos përdorë gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit. AGK inkurajon gazetarët që të mos zbrapsen nga kërcënimet e tilla ndërsa rastet e pengimit në punën e tyre profesionale t’i lajmërojnë gjithsesi edhe në polici”, thuhet në reagmin e Asosacionit të Gazetarëve.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, korrespodenti i gazetës ‘Zëri’ në Skenderaj, ka shkruar se është kërcënuar nga drejtori i Kulturës, Ramiz Shala, për shkak të një shkrimi.

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani

.