AGK kërkon të mos ndryshohet kodi etik për televizionet e radiot

Behadin Syla, anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur për Media që të mos ndryshojë kodin etik për radiot dhe televizionit siç kishin tentuar ata.

Një draft i ri i kodit të etikës që KPM tentoi ta miratojë ishte qendër e kritikave nga gazetarët dhe shoqëria civile për shkak të neneve që censurojnë në veçanti raportimin nga gjykatat.

Gazetarë, juristë dhe vetë përfaqësues të KPM-së diskutuan në emisionin “Jeta në Kosovë” draft rregulloren kontraverse që momentalisht është e pezulluar.

Përfaqësuesi i AGK-së tha se kjo organizatë ka kërkuar nga KPM që t’i tregojnë për raste konkrete ku televizionet dhe radiot kanë bërë shkelje të atilla që mund të kenë insipiruar ndryshimin e kodit etik.

“Ne i kemi pyet KPM se prej cilës bazë janë nisur për ta bërë ndryushimin e kodit dhe cilat janë rastet konkrete kur mediat kanë bërë shkelje kur kanë raportu nga gjykata. Këta nuk na kanë dhënë asnjë rast. Përgjigjen e kemi marrë pasi që ka pasë reagime publike”, tha Syla.

Ai shtoi se nuk janë të kënaqur edhe me kodin aktual të KPM-së mirëpo sipas tyre ndryshimi që u tentua të bëhej, nuk duhet të ndodhë.

“Ka mangësi kodi aktual por në aspektin e raportimit nga gjykatat është aktualisht në rregull”, shtoi Syla.

Në këtë emision u diskutua edhe tendenca e përgjithshme e kalimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mediat në Kosovë dhe Shqipëri dhe shqetësimin e gazetarëve për censurimin ligjor.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: