Kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe drejtuesit e LDK-së në një tubim zgjedhor - Foto: Facebook

Agim Veliu: Vendi në krizë institucionale, zgjedhjet janë zgjidhja

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se LDK e vlerëson situatën në vend mjaftë të vështirësi, pasi sipas tij vendi është në krizë institucionale.

“Ne si LDK e konsiderojmë se vendi është në një krizë institucionale, sepse s’ka një funksionim normal as të Kuvendit, e as të Qeverisë dhe mendojmë se zgjidhja është zgjedhje të reja”, tha Veliu.

“Mirëpo, meqë shteti po kalon në momente të rëndësishme, ne si LDK kemi dashtë t`i japim përparësi arritjes së konsensusit të partive politike për këto tema për një kohë të caktuar. Ne mendojmë se është mirë që t`i arrijmë temat që i kemi theksuar një nga një dhe të bëjmë përpjekje të japim përfundime për to dhe të ketë konsensus për një datë për shkuarjen në zgjedhje”, tha Agim Veliu nga LDK në tryezën e thirru nga Lëvizja Vetëvendosje.