Agim Bahtiri: Nuk ka të infektuar me COVID-19 në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka mohuar informatën e dhënë sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se një qytetar nga kjo komunë është prekur me coronavirus.

KALLXO.com ka kontaktuar Bahtirin në lidhje me një rast që sipas IKPSHK-së një mitrovicas ka rezultuar pozitiv me virus.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se në këtë komunë deri më tani nuk ka asnjë të infektuar me coronavirus.

Tutje Bahtiri ka shtuar se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo rast.

“Nuk ka në Mitrovicë asnjë njeri të infektuar me coronavirus. Ka qenë një gabim, sipas informatave që kam nga Instituti kemi informaten se nuk ka të bëjë me Mitrovicën, nuk kemi asnjë të infektuar me coronavirusin dhe i garantoj qytetarëve të Mitrovicës që do të njoftohen më kohë për gjithçka që ndodh por i kisha lutë që t’i përmbahen rregullave. Deri tani nuk kemi asnjë, dhashtë Zoti të mos kemi asnjë të infektuar”, ka thënë Bahtiri për KALLXO.com.