Afrim Tovërlani flet për raportimet se kërcënoi me thikë Shpend Ahmetin

Trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani ka reaguar pas lajmeve se ka kanosur me thikë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Tovërlani përmes një postimi në faceebook ka thënë se nuk është e vërtetë që e ka kërcënuar duke shtuar se me Ahmetin ka raporte shoqërore.

Ai është shprehur i befasuar se si është cilësuar si kriminel nga mediat.

“Në fakt e vërteta e këtij rasti është shumë me ndryshe dhe se unë njihem shumë moti me Shpendin, dhe nuk është e vërtetë se e kam kërcënuar, gjë te cilën e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook. E falenderoj për deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse unë e kam kërcënuar me thikë kryetarin e Prishtinës dhe se e vërteta e këtij rasti nuk është pasqyruar nga ana e mediave se si ka qenë puna dhe me kanë trajtuar si një “kriminel” duke mos pasur asnjë fakt apo edhe prove mbi te vërtetën e rastit. Është për të ardhur keq se si mediat e Kosovës, keqpërdorin emrat tonë që të përfitojnë për interesat e tyre! Së shpejti do të pijmë kafe me Shpendin”, ka shkruar Tovërlani në facebook.

Të martën ishte raportuar se Afrim Tovërlani kishte kërcënuar me thikë Shpend Ahmetin, kryetarin e kryeqytetin me thikë në shtëpinë e tij.

Një lajm të tillë e kishte mohuar edhe Ahmeti.

Por, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se rreth orës  17:50 të hënën , Afrim Tovërlani kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit i është konfiskuar një thikë.

Shpend Ahmeti mohon se ka pasur përleshje me Afrim Tovërlanin