Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Aeroporti “Adem Jashari”, rekord udhëtarësh në korrik

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se muaji korrik i këtij viti ka shënuar rekord sa i përket numrit të udhëtarëve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të kaluar.

Në njoftim Aeroporti thekson se korriku 2021 është përmbyllur me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

“Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë; Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë, Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime, ndërsa numri i udhëtarëve është 104 mijë e 256.