Foto ilustruese: Pixabay

Administrata Tatimore për here të parë mblodhi mbi 500 milionë euro

 

Administrata Tatimore e Kosovës me anë të një komunikate ka njoftuar se për herë të parë që nga themelimi i saj si institucion ka arritur që t`i mbledhë mbi gjysmë miliard euro.

Shuma të cilën ATK-ja, këtë vit e ka mbledhur është 501,640,196.00 euro apo mbi 46 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të para që nga themeli i saj, ku vlera e mbledhur e të hyrave ka arritur në gjysmë miliardi euro (501, 640,196 € )  mbi 46 milionë euro ose 10% më shumë nëse i referohemi vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Kjo shumë sipas ATK-së, është mbledhur si rezultat i përkushtimit në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimet e rregullta me tatimpagues, bashkëpunimet me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Vlen të theksohet se gjatë këtij viti rreth 100 mijë euro iu kanë shtuar buxhetit të shtetit pas raportimeve të qytetareve për evazion fiskal në platformën KALLXO.com.

Pas raportimeve nga KALLXO.com, ATK shqiptoi 16 mijë euro gjoba ndaj bizneseve