Foto: Lumir Abdixhiku, Facebook
Adixhiku bënë homazhe të varri i Rugovës: Prijësi bëri rrugën e vështirë, na mbetet ne të bëjmë të ardhmen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpartiak kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e pavarsisë së vendit.
Ai tha se Rugova bëri rrugën e vështirë për pavarësi dhe demokraci.
“Nderojmë Atin Themeltar të Republikës, Presidentin Rugova, arkitektin e pavarësisë e shtetësisë! Prijësi bëri rrugën e vështirë. Për liri, për pavarësi, për demokraci. Na mbetet ne të bëjmë të ardhmen” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Rrugëtimi ynë si shtet krenar, me njerëz të jashtëzakonshëm e të ardhme të ndritshme do të vazhdojë. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e përhershme dhe e pavdekshme” – thuhet në reagimin e Abdixhikut.
Gjatë ditës, më 17.02.2024, nderime te varri i Rugovës kanë bërë edhe krerët shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17.02.2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.