Lumir Abdixhiku në vizitë në Shqipëri/ FOTO: Lumir Abdixhiku- Facebook

Abdixhiku në vizitë në Shqipëri, pritet nga Edi Rama dhe lir Meta

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Tiranën.

Abdixhiku ka thënë se me Ramën kanë biseduar për bashkëpunimin ndërpartiak sui dhe për për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve.

“Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën regjioni po kalon. Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit politik të dy shteteve e kanë për obligim patriotik që këtë komunikim e këtë relacion ta mirëmbajnë në nivelet më të larta, më të afërta e më të qarta.

Në ndërkohë, kryetari i LDK-së është pritur në takim edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Abdixhiku bashkë me nënkryetarë, anëtarë të kryesisë dhe shefin e grupit parlamentar të partisë, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Tiranë.