Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abazi-Hoxhajt: Ju në dialog keni shkuar të pa përgatitur dhe me proces të fshehur

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi iu është drejtuar deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, duke i thënë se ka qenë pjesë e shkuarjes së Kosovës në dialog të pa përgatitur.

Abazi në seancën që është duke u mbajtur, tha se ka qenë një proces i pa përgatitur publikisht dhe proces i fshehur.

“Ju zoti Hoxhaj jeni njeriu i parë që keni thënë se nuk do bëjmë dialog politik se ky është vetëm dialog teknik…. Jo që është fol per territorin por edhe për resurset ekonomike të vendit dhe populli e ka kuptu me kohë dhe i ka ndal”, tha Abazi.

Abazi tha se Qeveria Hoti ka bërë hisedare Serbinë në resurset energjetike të Ujmanit.

Ai ka permend edhe Edita Tahirin qe sipas tij nuk ka pas transparencë e llogaridhëne.

“Që nga fillimi i dialogut, Serbia ka marr liberalizim të vizave. E keni pamundësu pjesëmarrjen e serbëve lokal në procese. Qytetarët do ta bëjnë vlerësimin. Ju e keni sjell situatën këtu ku është. Nuk mund të kushtëzohet rrethi i veprimit. Ju nuk e keni as aftësinë me ndërtu konsensus për interesa nacional. Ne kemi me insistu me pas konsensus”, shtoi tutje deputeti.