Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti në konferencë të përbashkët pas takimit Foto: ZKM

AAK e PSD në mbledhje të ndara për mundësinë e bashkimit në zgjedhje

AAK e Ramush Haradinajt dhe PSD e Shpend Ahmetit kanë nisur mbledhjet e këshillit të përgjithshëm të partive respektive për të diskutuar për mundësinë e një koalicioni mes tyre, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat pritet të shpallen këtë javë, pasi të shpërndahet legjislatura aktuale e Kuvendit.

Mbledhjet e këtyre dy partive po mbahen para dyerve të mbyllura, ndërsa në fund të tyre pritet që ato të dalin me qëndrime rreth mundësisë së koalicionit.

Lidhja e një koalicioni parazgjedhor AAK-PSD është përmendur gjatë vikendit.

Ndërkohë sot paradite kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Pas takimit, Ahmeti ka thënë se sheh hapësirë bashkëpunimi me LDK-në.