Koalicioni në Dragash mes PDK-së, AAK-së, GIG dhe Pokret Za Gora, Foto: PDK
PDK në Dragash lidh koalicion me AAK, GIG dhe Pokret Za Gora
11.11.2021 - 21:38
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, sot gjatë ditës ka lidhur koalicion parazgjedhor me tri parti të tjera në garën e balotazhit.
Ka qenë PDK që ka njoftuar në lidhje me këtë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si dhe dy parti të minoriteteve, GIG dhe Pokret Za Gora.
“Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi. Me besimin e qytetarëve të Dragashit dhe me mbështetjen e këtyre partive, Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore edhe për katër vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Dragash.